Një incident i pazakontë është raportuar të shtunën në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ku një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë brenda oborrit të shtëpisë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj ngasjeje, motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por fatkeqësisht është goditur nga vetura dhe ka pësuar lëndime trupore.


"Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor", ka njoftuar policia./Telegrafi/