LAJMI I FUNDIT:

Nje familje Shqiptare me biznese ne tre kontinete

Një njërin prej kanaleve televizive më prestigjozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FoxNews, dje në zonën e Nju Jorkut, e për rreth tij, në programin "FoxBusiness", kanali 5-të, në Mahattan, ftoi në studion e tij – tre nga katër vëllezërit Kolaj – Paulinin, Gjonin dhe Gjergjin . Ata ishin mysafirët e rradhës, të drejtuesit të këtij emisioni David Assman, gazetar i njohur politik dhe i programeve të biznesit.

Tre vëllezërit Kolaj, të cilët mendohet se kanë kapur ëndërrën amerikane, me bizenesin e tyre të famëshëm dhe të suksesëshëm Famous Familigia Pizza, janë bërë shpesh herë protogonistët e faqeve të shtypit amerikan, gazetave dhe revistave më të mëdha amerikane. Ndonjëherë, edhe anë e mban botës, për suksesin e tyre në industrinë e biznesit pica – restaurant.

Biznesi i tyre me pica, të firmës Famous Familigia Pizza, vitin e kaluar(2 mars 2008) arriti deri në zonën tregtare të Hong Kong International Airport.Ndërsa, para lojrave olimpike "Pekini 2008", biznesi i tyre Famous Familigia Pizza,"pushtoi" edhe zonën tregtare në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit. Duke i bërë biznesmenët shqiptarë, vëllezërit Kolaj, me 66 lokale Faoums Familigia Pizza. Biznese zyrtare këto, në të tri kontinetet – Amerikë(në 18 shtete), Europë dhe Azi. Industria e këti lloj biznesi, të quajtur Franchising – "disa restaurante të njëjtës firmë", është nga më populloret dhe model biznesi në SHBA-së.


Famous Familigia Pizza ,që njihet si biznesi zyrtar i vëllezërve Kolaj, nga Kosova, është fitues i dhjetra medaljve dhe titujve nga më prestigjozët në Amerikë, për restaurantet. Biznesi i tyre, është sponsori i disa filmave të njohur amerikan, i fushatave elektorale, dhe fushatave humanitare. Ata kanë një biznes të suksesshëm, kryejnë vepra bamirësie dhe janë njujorkezë të vërtetë, thonë gazetarët amerikanë.

Famous Familigia Pizza, ka dhënë një kontribut të veçantë me anë të vëllezërve Kolaj në çështjen e Kosovës, këtu në SHBA-së. Ata e kanë përkrahur e mbështetur me mjetet financiare, çlirimin dhe pavarësisnë e Kosovës, dhe shumë veprimtari e aktivitete të tjera, të komunitetit shqiptarë. Vëllezërit Kolaj, i kanë thënë medias shqiptare se duan që suksesi i tyre të jetë afatgjatë, dhe se filozofia e tyre nuk është vetëm të rrisin bizneset, por, edhe të ndihmojnë të tjerët dhe t’i japin komunitetit shqiptarë. Në fakt ata e kanë bërë traditë tashmë, që të ndajnë një pjesë të të ardhurava të tyre, shoqatave bamirëse dhe të ndihmojnë në raste fatkeqësish të mëdha. Kështu bënë ata edhe me rastin e Uraganit Katrinës:

“Uragani Katrina pati efekt të madh, shumë njerëz humbën jetën dhe ekonominë. Ne kemi mbledhur rreth 40 mijë dollarë në restorantet tona.", kanë thënë ata.

Nuk janë shumë të bujshëm dhe thonë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë për komunitetin shqiptar është që të kenë një emër të mirë, duke përhapur kështu emër të mirë edhe për shqiptarët e tjerë, e t’u tregojnë atyre se si mund të bëshë biznes.

Gjithmonë kur bëhet fjalë për vëllezërit Kolaj, pronarët e Famous Famiglia, një aktivitet i suksesshëm picerish me qendër në New York dhe i përhapur në 18 shtete të tjera të Amerikës.

Familja Kola nga Kosova – Familja Piza në SHBA-së

Mbasi jetuan disa vjet si emigrantë në Frosinone – Itali, mamja e tyre Roza dhe pesë fëmijët mbrritën në vendin e ëndërrave. Ndoshta, duke menduar të realizojnë njërën prej ëndërrave të tyre, biznesin e suksesëshm në Amerikë. “Këtë biznes e kemi filluar në 1986-ën, qysh 19 vjet të shkuara. Jemi katër vëllezër. Kemi pasur sukses të mirë. Kemi pasur mundësi me e rritë biznesin, me punëtorë dhe partnerë të mirë. Sot, kemi më shumë se 56 lokale, vetëm në 18 shtete të Amerikës. Dy lokalet e fundit janë hapur në Europë dhe Azi , Hong Kong dhe Kinë më së fundi. (INA)

Në trend Ekonomi

Më shumë
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori