Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale lidhur me një telefonatë që ka pranuar nga Haga.

Rama shkroi në Facebook, se pranoi telefonatë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


Kryetari i PS-së tutje shkroi se kjo telefonatë me vëllain e tij ishte tejet prekëse, derisa theksoi se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte në "formën e tij më të mirë".

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mire”, shkroi Rama.

Kujtojmë se të dielën më 11 maj në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Nga rezultatet e deritanishme partia e Edi Ramës po kryeson bindshëm duke qenë e para si parti me mbi 52% të votave. /Telegrafi/