Në vitin 1947, Simone De Beauvoir ndërmori fluturimin e saj të parë nga Parisi i dërrmuar i pasluftës, drejt Nju-Jorkut energjik të bumit amerikan. Ajo s’mund ta dinte kurrsesi se ky udhëtim, i nisur si një tur leksionesh nga një intelektuale reaksionare, do të përfundonte me ndryshimin e perceptimit të saj për botën dhe, mbi të gjitha, për dashurinë.
“Një dashuri transatlantike” është një përmbledhje e letërkëmbimit të ethshëm mes Simone De Beauvoir-it dhe Nelson Algren-it, shkrimtarit amerikan më të njohur pas Ernest Hemingway-t, që u botuan në Francë nga Sylvie Le Bon de Beauvoir, thjeshtra e shkrimtares. Tashmë, bota e kafeneve të Parisit, e avenyve të zhurmshme të Nju-Jorkut dhe e kabareve të Çikagos, do të flasë shqip falë përkthimit të Alda Bardhylit.
Para se të njihej me Algren-in, De Beauvoir ia kish dedikuar jetën e saj angazhimit intelektual dhe idealeve, shpesh zhgënjyese të politikës së Luftës. Rinia e saj qe një kronikë e mbushur me bombardime, uri dhe fatalitet artistik. Por, gjërat ndryshuan pas nisjes së marrëdhënies me Jean Paul Startre-n, filozofin më të madh të shekullit në Francë. Madje, De Beauvoir u varros pranë tij, ndonëse në gisht mbante unazën e Algren-it, të cilin ajo shpesh e thërriste me përkëdheli “burri im i dashur”.
Dashuria mes saj dhe Nelson-it, ani pse e bukur për nga natyra, ashtu siç të gjitha dashuritë e mëdha, ishte e destinuar të vdiste, apo thënë më mirë, të pësonte një vdekje të ëmbël, një vdekje nga ato që mund të mbarten vetëm në letra. Ata kishin shumë të përbashkëta. Të dy ishin majtistë të thekur; të dy të martuar me punën e tyre, dhe të dy shpirtërisht të pa përmbushur. Marrëdhënia aseksuale mes Sartre-t e saj, dhe suksesi i pamjaftueshëm i Algrenit e forcuan më tej lidhjen e tyre, dhe njëherësh e dobësuan atë.
Algren, një burrë tradicional i jugut amerikan, me një shpirt aventurieri, që ia dedikonte veprat e tij shtresës së varfër dhe punëtorëve të hekurudhave, s’mund të pranonte kurrë rolin e të “dytit”. Ndaj marrëdhënia e tyre u zbeh, ashtu si një tufë kartash në terrin e sirtarit. Letërkëmbimi u tejzgjat në vite dhe dashuria u vyshk, u kthye në një mirëkuptim mes miqsh të ngushtë, megjithëse për diçka jemi të sigurt: thellë në zemrat e tyre, ajo s’u shua asnjëherë.
Alda Bardhyli ka marrë përsipër përkthimin e më shumë se 600 letrave, duke jetuar pasditet e lakmueshme të Parisit, në kapërcyell mes modernizmit dhe surrealizmit të Max Ernst-it.
Libri i ngjan një muzeu kujtimesh, ku pas çdo hapi, pas çdo vështrimi drejt tablove, mund të dëgjosh një pëshpërimë, mundimin e penës mbi kartë, apo të qeshurat e Algrenit dhe De Beauvoir-it, atje në folenë e tyre të ngrohtë, në Wabansia. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasojat e vërteta të identiteteve që formohen mënyrë traumatike njihen thellë vetëm në fund të jetës

Ngjyra që simbolizon si jetën ashtu edhe vdekjen

ATË I NATËS

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973
Për partiturën e baletit të parë shqiptar, “Halili dhe Hajria”
Dorëzimi i Selanikut nga gjenerali shqiptar: I mirë për grekët, i keq për bullgarët, tradhtar për Perandorinë Osmane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe