LAJMI I FUNDIT:

Një burrë spërkati xhaminë me benzinë dhe mbylli dyert e saj, pastaj i vuri flakën – disa të vdekur nga një ‘mosmarrëveshje familjare’ në Nigeri

Një burrë spërkati xhaminë me benzinë dhe mbylli dyert e saj, pastaj i vuri flakën – disa të vdekur nga një ‘mosmarrëveshje familjare’ në Nigeri

Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në shtetin verior Kano të Nigerisë.

Një burrë dyshohet se spërkati xhaminë me benzinë dhe mbylli dyert e saj para se t’i vinte flakën, duke bllokuar rreth 40 besimtarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sulmi u shkaktua nga një mosmarrëveshje familjare për ndarjen e trashëgimisë.


Policia thotë se ka arrestuar një të dyshuar 38-vjeçar.

Incidenti ndodhi kur njerëzit po ndiqnin lutjet e mëngjesit të mërkurën në zonën Gezawa të shtetit Kano.

Banorët thanë se flakët përfshinë xhaminë pas sulmit me besimtarët që përpiqeshin të hapnin dyert e mbyllura.

Pasi dëgjuan shpërthimin, fqinjët nxituan për të ndihmuar të bllokuarit brenda, raportuan mediat lokale.

Ekipet e shpëtimit duke përfshirë ekspertë të bombave nga Kano u vendosën menjëherë në përgjigje të sulmit, tha një deklaratë e policisë.

Shërbimi i Zjarrfikësve në Kano theksoi se nuk u thirrën menjëherë, duke shtuar se mund ta kishin vënë situatën nën kontroll shumë më shpejt.

Policia tha se i dyshuari rrëfeu se veprimet e tij ishin pjesë e një mosmarrëveshjeje mbi trashëgiminë, duke pretenduar se ai kishte në shënjestër disa anëtarë të familjes që ishin brenda xhamisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori