Site icon Telegrafi

Një burrë “shfrytëzon rastin”, kapet duke vjedhur atlete para një xhamie në Sarajevë

Këpucët e lëna nga besimtarët myslimanë para xhamisë para se të hyjnë në të janë një objektiv i shpeshtë i hajdutëve.

Një vjedhje e tillë është regjistruar së fundmi në një lagje në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, përcjell Telegrafi.

Gjegjësisht, në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën një i panjohur vjedh këpucët para xhamisë.

Aty shihet një burrë i moshës së mesme me kapele duke vjedhur një palë atlete nga rafti i këpucëve.

Pas këtij informacioni është kontaktuar policia. /Telegrafi/

Exit mobile version