LAJMI I FUNDIT:

Një burrë në Nju Jork kapet duke urinuar mbi varrin e ish-bashkëshortes, edhe 48 vite pas divorcit

Një burrë në Nju Jork kapet duke urinuar mbi varrin e ish-bashkëshortes, edhe 48 vite pas divorcit

Pamjet e kamerave të vëzhgimit kanë kapur një burrë duke urinuar në varrin e ish-bashkëshortes së tij, edhe 48 vite pas divorcit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Linda Louise Torello ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2017 në moshën 66-vjeçare.

Ajo është varrosur në një varrezë në Orangetown, Nju Jork.


Djali i saj Michael Murphy, 43 vjeç, shpjegoi në Facebook se një burrë i vjen pothuajse çdo ditë në varrin e saj, “duke lënë thasë me jashtëqitje dhe urinë në gurin e varrit të nënës sime”.

Michael thuhet se ngarkoi pamjet tronditëse të ritualit të përditshëm të çuditshëm në Facebook.

Në të, një burrë mund të shihet duke zbritur nga një makinë, duke ecur drejt varrit, duke tërhequr pantallonat dhe duke urinuar.

Ky veprim filloi të zbulohej kur Michael gjeti një qese me jashtëqitje në varr.

Ai supozoi se ndoshta ishte lënë atje gabimisht nga një shëtitës qeni, por më pas gjeti një tjetër kur e vizitoi përsëri vendin.

Pas kësaj u thirr policia dhe menaxheri i varrezave u dha leje fëmijëve të vendosnin një kamerë të fshehtë.

Ata u tronditën kur panë një burrë që ishte martuar për një kohë të shkurtër me nënën e tyre gjatë viteve 1970, duke mbërritur në agim, me gruan e tij aktuale duke pritur shpesh në makinë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Kalo në kategori