Një bordello në Vjenë po ofron vaksinimin kundër COVID-19 dhe shërbime falas për ata që imunizohen
Bordelloja Fun Palast në Vjenë po ofron vaksinim kundër COVID-19, e ata që e shfrytëzojnë këtë ofertë marrin një vauçer për një vizitë pa pagesë.
Fun Palast shpreson që me këtë veprim do të rrit përqindjen e vaksinimit, si dhe numrin e klientëve që ka rënë dukshëm si rezultat i pandemisë së COVID-19, transmeton Telegrafi.
Në këmbim të vaksinimit, vizitorët marrin pa pagesë një sesion 30-minutësh në “klubin e saunës” me një “vajzë sipas përzgjedhjes së tyre”.
Përqindja e vaksinimit në Austri është ndër më të ulëtat në Evropën Perëndimore, gjë që ka çuar qeverinë në atë që të aplikojë masa më të rrepta të kufizimit.
Afërsisht 64 për qind e banorëve në Austri janë vaksinuar me dy dozat kundër COVID-19, e ata që nuk kanë marrë vaksinën tani u është ndaluar që të futen nëpër kafiteri, restorante dhe të berberët.
Rregulli “2G” që kërkon dëshmi për vaksinimin e plotë apo shërimin nga coronavirusi dhe gjithashtu do të jetë në fuqi për vizita nëpër hotele, kinema apo ngjarje të ndryshme ku janë me mbi 25 persona.
Rregullat e reja, të publikuara të premten, kanë pasuar pasi që rastet e reja ditore kanë arritur kulmin. E bordello inkurajon meshkujt dhe gratë që ta vizitojnë për shkak të vaksinimit.
“Për shkak të pandemisë kemi regjistruar rënie të vizitave prej 50 për qind, e me këtë iniciativë shpresojnë që numri i tyre sërish do të rritet”, thuhet ndër tjera nga Fun Palast.
“Edhe ashtu do të vaksinohesha, por rregullat “2G” sigurisht se e kanë përshpejtuar paksa procesin”, ka thënën Gerhad që vizitoi bordellon.
Sipas tij një iniciativë e tillë është e mirëpritur, pasi rritet përqindja e të vaksinuarve gjë që është e nevojshme në luftën kundër pandemisë.
“Në thelb shikova statistikat dhe lexova se kemi nevojë për 70/75 për qind që të arrijmë imunitetin kolektiv, por aktualisht jemi në 63 për qind. Më pas në këto statistika vërejta se shumë burra, kryesisht emigrantë, po refuzojnë të vaksinohen apo ndoshta nuk e dinë se mund të vaksinohen”, tha Peter Laskaris, menaxher në Fun Palast.
E një prej grave që punon në Fun Palas, mendon se është ide e mirë të vendosen pika të vaksinimit në Fun Palast, pasi kjo thirrje tregon se është vendi ku argëtohen njerëzit dhe bëjnë diçka që të rikthehet normaliteti në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjellje fosile e vjetër 66 milionë vjet zbulohet në Danimarkë
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Pronarja instaloi kamerën për të parë kafshën në shtëpinë e saj gjatë pushimeve – u mbet e shokuar çfarë pa aty
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama