LAJMI I FUNDIT:

Një 23 vjeçare për shkaqe xhelozie ther me thikë të dashurin e saj në Ferizaj

Një 23 vjeçare për shkaqe xhelozie ther me thikë të dashurin e saj në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj është një rast therje me mjet të fortë (thikë), ku e e dyshuara, për shkaqe xhelozie e ka therur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën, të dashurin e saj.

Në lidhje me këtë, policia, e më pas edhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.H (F/K) e moshës 23 vjeçare, e cila kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet P.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.


Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se e dyshuara, për shkaqe xhelozie e ka therur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën, të dashurin e saj.

“Viktima dhe e dyshuara  kanë pranuar tretman mjekësor pasi që edhe e dyshuara kishte lëndime trupore dhe ishte e shqetësuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri te ky incident.

E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori