LAJMI I FUNDIT:

Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku policia sot intervenoi për t’i larguar banorët (Foto/Video)

Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku policia sot intervenoi për t’i larguar banorët (Foto/Video)

(E plotësuar) Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku sot intervenoi Policia e Kosovës për t’i larguar banorët nga ky objekt banesor.

Vajza me inicialet L.K. është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike, raporton Telegrafi.

Sipas familjarëve, vajza që ka kërcyer nga ballkoni i banesës është me sindromin down dhe ishte e traumatizuar si pasojë e ndërhyrjes së sotme të policisë për largimin e banorëve nga banesat, ku thuhet se ata po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.


Lajmin për hedhjen e vajzës së mitur nga kati i tretë, e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20 e 45 minuta një femër e mitur ka rënë nga banesat në lagjen Dardania. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës./Telegafi/
kercen11
kercen22
kercen333

——————————————————————————————————-

Banorët largohen me dhunë nga Policia, fillon aksioni për heqjen e orendive (Foto/Video)

E plotësuar: Përveç largimit të banorëve nga banesat ku ishin strehuar tash e 17 vjet, atyre po ua largojnë edhe gjësendet e tyre.

Punëtorë të angazhuar janë duke i hequr orenditë nga banesat e banorëve dhe po i bartin me kamionë.

Nga vendi i ngjarjes mësohet se ka banorë të lënduar dhe të arrestuar.

Këta banorë ishin të strehuar tash e 17 vjet në këto banesa që kanë qenë të ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishin të dedikuara për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët largohen me dhunë nga Policia, raportohet edhe për të lënduar (Foto/Video)

(E plotësuar) Policia e Kosovës është duke i larguar nga një ndërtesë kolektive në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat që i kanë shfrytëzuar që nga paslufta.

Policia ka hasur në rezistencë të banorëve të cilët kanë kundërshtuar që t’i lirojnë ato.

KosovaPress raporton edhe për alivanosje të ndonjërit prej banorëve pasi që në vend të ngjarjes është parë edhe vetura e ndihmës së shpejtë.

Aksioni për largimin e banorëve nga kjo ndërtesë është duke vazhduar.

—————————————————————–

Nuk duan t’i lëshojnë banesat, qytetarët në lagjen “Dardania” përleshen me Policinë (Video)

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë

Policia u jep afat banorëve 10 minuta të largohen në të kundërtën do të hyjnë me forcë.

Banorët e banesave të bllokut të ri në lagjen Dardania kanë bllokuar hyrjen e këtij blloku pasi që nuk duan t’i lirojnë banesat. Banorët thonë se nuk kanë ku tjetër të shkojnë.

Gjykata ka vendosur që nga sot ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

Ata kanë organizuar një peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara. /rtv21/indeksonline/

15

11

11

13

14

https://www.youtube.com/watch?v=CwDMW_8QC_0

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori