LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Zgjidhja e problemit ishte e lehtë, interesat e një grushti matrapazësh “dojnë me e ba llugë”

Nitaj: Zgjidhja e problemit ishte e lehtë, interesat e një grushti matrapazësh “dojnë me e ba llugë”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se opozita po e bojkoton një proces që e kanë kërkuar tash e sa kohë.

Nitaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se është për keqardhje pse nuk po mund të merremi vesh për një proces kaq të rëndësishëm për vendin!

Deputeti i koalicionit qeverisës ka thënë ndër të tjera se “fatkeqësisht në sipërfaqe kanë dalë interesat e një grushti matrapazësh që “dojnē me e ba llugë”!”.


Postimi i plotë
Ka qenë kërkesë e vazhdueshme që Qeveria të marrë rol udhëheqës në dialogun me Serbinë dhe pikërisht kur ajo e nxorri propozimin për ekipin e bisedimeve, Opozita dhe Lista Serbe e bllokuan atë që e kanë kërkuar vet.

Është për keqardhje pse nuk po mund të merremi vesh për një proces kaq të rëndësishëm për vendin!

Edhe propozimi i Qeverisë, edhe propozim-rezoluta e LDK-së, kanë mundur të votoheshin fare kollaj, sepse qëndrimi ynë për territorin është akoma më i vendosur se sa qëndrimi i Opozitës, por fatkeqësisht në sipërfaqe kanë dalë interesat e një grushti matrapazësh që “dojnē me e ba llugë”!

Askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për gjendjen e krijuar dhe heret a vonë do të merret vesh se kush dhe për interesa të kujt ka punuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori