LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Serbia po blenë armë të avancuara, ne ende pyesim se a duhet të formohet Ushtria e Kosovës?!

Nitaj: Serbia po blenë armë të avancuara, ne ende pyesim se a duhet të formohet Ushtria e Kosovës?!

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se për transformimin e FSK-së ka pasur një votë unanime dhe Kosova është një vend sovran.

“Kosova do të ketë ushtrinë e saj me 14 dhjetor. Është e vërtetë që disa shtete të NATO-s kanë shpreh rezerva, por ne themi se ushtria po bëhet edhe me pajtimin e miqve ndërkombëtarë”.

Nitaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se meritat për formimin e ushtrisë i ka e gjithë klasa politike kosovare.


“Krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk po bëhet për të kundërshtuar NATO-n. Duhet pasur parasysh se forcat e NATO-s janë këto prej 20 vitesh dhe një ditë ato do të largohen dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të krijojë siguri dhe madje të eksportojë”.

Deputeti i AAK-së ka thënë se Kosova ka dhënë shumë nga vetja këto vite, por për fat të keq nuk është shpërblyer për koncesionet e bëra.

“Ka informacione të sakta se Serbia po blenë armë shumë të avancuara dhe po ndërton baza ushtarake afër kufijve të Kosovës, dhe ne ende pyesim se a duhet të formohet ushtria e Kosovës. Ushtria jonë do të ketë rol mbrojtës”.

Nitaj ka thënë se disa ngjarje që kanë ndodhur në Kosovë kanë rikthyer një shpresë te qytetarët.

Duke folur për taksën ndaj produkteve serbe, deputeti i AAK-së ka thënë se kjo masë nuk është populiste pasi një shtet si Serbia po lufton Kosovën me të gjitha mjetet.

“Taksa e Kosovës ka shkaktuar kaos në Serbi. Kjo është parë që në ditën kur është vendosur”.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Nitaj ka thënë se politikanët kanë bërë premtime se do të ketë liberalizim të vizave pasi atyre iu është premtuar nga zyrtarët e BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori