Nitaj për SBASHK-un: Dyshoj se këta sindikalistë përfaqësojnë arsimin

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shprehur dyshime se SBASHK-u përfaqëson në të vërtetë arsimin. Madje sipas Nitajt, arsimit nuk ka sindikatë.
Nitaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sindikalistët e arsimit çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe kërkojnë para.
“Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet”, ka shkruar Nitaj.
Postimi i plotë i Nitajt:"Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut! Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare. Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik. Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë.





















































