Nitaj: Nuk i besoj këtij sistemi zgjedhor

Zëdhënësi i AAK-së, që më 11 qershor garoi për deputet, Muharrem Nitaj, ka falënderuar gjithë votuesit e tij, pas certifikimit të rezultateve, edhe pse ka mbetur jashtë legjislaturës së re.
Nitaj, tha se faji kryesor se përse nuk do të jetë deputet i Kuvendit mbetet tek ai, edhe pse sipas tij nuk ka besim në sistemin zgjedhorë në Kosovë.
Ky është shkrimi i tij në Facebook:Të nderuar votuesit e mi, Sot, më në fund dhe të çertifikuara, i kam marrë rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Vota për mua ka qenë shumë e madhe, por e pamjaftueshme që unë të mbërrijë të jem përfaqësues i juaj në Kuvendin e Kosovës. Të gjithë juve që më votuat, e që sipas KQZ-së qenkeni 8982 veta, ju falëndëroj nga zemra! E çmoj tej mase besimin e dhënë. Më duhet të them se, pavarësisht se unë nuk i besoj këtij sistemi zgjedhor, fajtori i vetëm pse unë nuk arrita të hyjë në Kuvend, prap jam vet! Ani se shumë po më thonë se unë qenkam fitues, vet vlerësoj se unë jam humbës i kësaj beteje zgjedhore! Me gjasë kjo nuk ishte kohë imja! Ndoshta vjen “noj dever tjetër”!




















































