Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se dialogu është procesi më i rëndësishëm që ka pas Kosova që nga shpallje e Pavarësisë deri më sot.
“Dialogu është procesi më i rëndësishëm që ka pas Kosova që nga shpallje e Pavarësisë deri më sot”, tha Nitaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se në procesin e negociatave nuk e ka ekskluzivitetin pozita të udhëheq e vetme, por duhet pajtim i të gjitha forcave.
“Situata e kërkon një pajtim nga të gjitha forcat politike që janë në tregun e Kosovës. Shumica parlamentare nuk e ka fare ekskluzivitetin e këtij procesi. Opozita nuk do të duhej të përjashtojë veten nga ky proces”.
Përballja me Serbinë është e vështirë, prandaj sipas deputetit të AAK-së, Kosova nuk duhet të jetë e përçarë.
“Kosova duhet të përfaqësohet në nivelin më të mirë të mundshëm, për t’u përballur me Serbinë në këto bisedime.
Procesi nuk është i lehtë, Kosova është shumë e brishtë për të shkuar e përçarë në këto bisedime”, është shprehur ai.
Nitaj ka thënë se nuk mund të kuptojë, pse gjithë skena politike po merret me vetëm një emër, për një muaj.
“Nuk e kuptoj kursin e një pjese të opozitës, që e ka kthyer debatin te njeriu kush do t’i drejtojë bisedimet, në vend se të flitet se cilat çështje do të diskutohen. Për fat të keq, skena politike në Kosovë që një muaj përplasen për një emër, dhe ai emër është Hashim Thaçi”, ka thënë Nitaj, deputet i AAK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës