LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Ekipi Negociator t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel

Nitaj: Ekipi Negociator t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Muharrem Nitaj ka kërkuar nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijançiqit për Trepçën, është qëndrim i saj personal, apo qëndrim i BE-së.

Nutaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Trepçën as komunistët jugosllavë nuk e kanë parë si aset të Serbisë!

Postimi i plotë Nitajt:


“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkoj nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijanciq për Trepçën është qëndrim i saj personal apo qëndrim i BE-së!

Nëse është kjo e dyta, atëherë Kosova nuk duhet ta pranojë ndërmjetësimin e Federica Megerinit në këto bisedime.

Trepçën as komunistët jugosllavë nuk e kanë parë si aset të Serbisë!

Dhe për kujtesën e të gjithëve e posaçërisht të këtyre zyrtarëve të Bashkimit Evropian, në Trepçë ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë Komuniste! Muharrem Nitaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nitaj.

Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha sot se Kosova e Serbia duhet të negociojnë për Trepçën në Bruksel.

Kjo deklaratë nga Bruseli zyrtar ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, tha se deklarata e Kocijançiqit është qëndrim i papranueshëm dhe që cenon shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori