Një edicion i ridizajnuar i modelit Leaf të Nissanit me energji elektrike, mbërrin në ekspozitat evropiane në muajin prill.
Para prezantimit të crossoverit elektrik, premiera e të cilit është paralajmëruar për vitin 2025, Nissan prezantoi një edicion të rifreskuar të modelit elektrik Leaf, i cili do të jetë në lojë deri në ardhjen e crossoverit.
Përveç ndryshimeve të vogla kozmetike në trupin me dy vëllime, i cili tani do të jetë i disponueshëm në disa ngjyra të reja, Leaf i ridizajnuar sjell me vete rrota aliazhi 16-inç dhe 17-inç të sapodizenjuar, dhe veçori të përmirësuara të pajtueshme me sistemin multimedial NissanConnect me Android Auto dhe Apple CarPlay.
Nuk ka ndryshime mekanike, ndaj Leaf i ridizajnuar do të vazhdojë të ofrohet në kombinim me bateritë me kapacitet gjithnjë e më të madh, të cilat në versionin para ridizajnimit kishin 40 dhe 62 kWh.
Me kapacitet më të ulët të baterisë, Leaf fuqizohet nga një motor elektrik që zhvillon 150 hp dhe 320 Nm çift rrotullues, i cili është i mjaftueshëm për 144 km/h dhe përshpejtimin nga 0 në 100 km/h në 7,9 sekonda, dhe bateritë me kapacitet më të lartë nxisin një motor elektrik më i fuqishëm (217 kuaj/fuqi dhe 340 Nm) me të cilin Leaf nga 0 në 100 km/h arrin për 7.3 sekonda dhe zhvillon 157 km/h.
Sipas standardeve WLTP, një kapacitet më i lartë i baterisë mjafton që Leaf të mbulojë deri në 385 kilometra me një karikim të vetëm dhe me një kapacitet më të ulët, një karikim i vetëm “mbulon” deri në 270 kilometra. Duke pasur parasysh popullaritetin në rritje të makinave elektrike, Nissan ka zbuluar se do të ketë 15 modele me energji elektrike në ofertë deri në fund të dekadës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

BMW vonon Minin elektrik për shkak të "pasigurisë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë