LAJMI I FUNDIT:

Nisma propozon deklaratë në mbështetje të taksës ndaj Serbisë

Nisma propozon deklaratë në mbështetje të taksës ndaj Serbisë

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka propozuar deklaratë të përbashkët me të cilën mbështetej vendimi i Qeverisë për taksën prej 100 % ndaj Serbisë, megjithatë ajo nuk u fut në rend dite, pasi nuk morri votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sherifi ka theksuar se Kuvendi mbështet taksën ndaj Serbisë.

“Ajo do të dukej përafërsisht kështu por jemi të hapur që të gjithë së bashku ta përpilojmë. Deklaratë e përbashkët e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për shkak të minimit vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nga ana e Serbisë, mbështetjes së forcave që cenojnë sigurinë e vendit tonë, mos respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe detyrimeve ndërkombëtare në raport me Kosovën, si dhe agresionin diplomatik të saj për zhbërjen e pavarsisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës u detyrua të vë taksen për t’i dhënë fund mos dëshmimit të kësaj politike.


Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën prej 100 % për produktet të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është vendim i drejt dhe gëzon mbështetjen e plot të Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Kosovës konsideron se deri te një vendim i tillë kemi ardhur për shkak edhe të indiferencës të institucioneve ndërkombët are karshi ankesave të përhershme të Kosovës për politikat shkatërruese të Serbisë, prandaj Kuvendi i Kosovës i konsideron të papranueshme presionet e brendshme apo të jashtme”, ka thënë ai, derisa ka lexuar propozimin e deklaratës.

Në deklaratë po ashtu thuhet deputetët ftojnë bizneset dhe qytetarët që së bashku të të dëshmojmë përgjegjësit tona në situatën e krijuar.

Megjithatë, pas votimit nuk është futur në rend dite.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori