LAJMI I FUNDIT:

​Nisma mohon zërat për mosmarrëveshje me AKR-në për listën e kandidatëve

​Nisma mohon zërat për mosmarrëveshje me AKR-në për listën e kandidatëve

Nisma Socialdemokrate nuk ka asnjë mosmarrëveshje me partnerin e saj të koalicionit Aleancën Kosova e Re (AKR), në lidhje me përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Kështu thotë anëtarja e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj në një intervistë për KosovaPress, teksa të gjitha zërat për mos harmonizim të listës për deputet, i ka cilësuar si të pavërteta dhe thashetheme, dhe theksoi se gjithë kandidatët e Nismës do të jenë të pastër dhe nuk do të kenë aktakuza.

“Në asnjë mënyrë as që ka ekzistuar edhe as nuk ekziston, sepse këto janë thashetheme që ka mundur t’i nxjerr dikush, nuk janë të vërteta”, thotë ajo.


Balaj-Halimaj thotë se përderisa kanë diskutuar liderët e dy partive për listat dhe numrat,  në asnjë moment nuk kanë pasur diçka kontestuese.

“Liderët tanë tash e kanë diskutuar paraprakisht edhe listat edhe numrat, edhe në asnjë moment nuk kanë pasur diçka kontestuese”, thotë ajo.

Për mundësinë që pjesë e listave për deputet të jenë edhe persona me aktakuza, anëtarja e kryesisë së Nismës i mohoi të gjitha, duke theksuar se gjithë ata do të jenë të pastër nga ana ligjit.

“Kandidatët e Nismës Socialdemokrate do të jenë të pastër, por që sa i përket korrupsionit edhe nepotizmit le të flasin ata që e kanë themeluar nepotizmin edhe korrupsionit. Nisma nuk është që e bënë çështje këtë apo atë. Kështu që Nisma do t’i ketë kandidatët më të mirë se çdo subjekt tjetër politik, pa aktakuza besoj shumë”, deklaron ajo.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate në mbrëmjen e sotme ka thirrur Këshillin Kombëtar për të përpiluar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori