LAJMI I FUNDIT:

Nisma fton opozitën dhe shoqërinë civile të përfshihen në dialog

Nisma fton opozitën dhe shoqërinë civile të përfshihen në dialog

Kryesia e Nismës Socialdemokrate i ka ofruar mbështetje të parezervë kryetarit të kësaj partie, për të drejtuar ekipin negociator me Serbinë.

Në të njëjtën kohë, Nisma i ka bërë thirrje partive opozitare dhe shoqërisë civile që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Komunikatë për medie nga Nisma Socialdemokrate:


Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve. Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen politike në vend në përgjithësi, e për dialogun apo fazën finale Kosovë-Serbi, në veçanti.

Kryesia e Nismës ia ka ofruar mbështetjen e pa rezervë kryetarit Limaj në emërimin si kryesues i delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë. Nisma Socialdemokrate në skenën politike ka hyrë për të marrë iniciativa e përgjegjësi për interesin e shtetit e të qytetarëve të Kosovës.

Kjo është arsyeja pse kryetari Limaj ka pranuar të marrë përgjegjësi për shtetin tonë në bisedimet politike të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Nisma Socialdemokrate fton partitë opozitare që t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ftesë e sinqertë u drejtohet edhe ekspertëve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori