Në fshatin Llaushë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e një ure të re, e cila do të shërbejë për sigurinë dhe qarkullimin e lirë të banorëve të zonës.

Ura e Llaushës është e shtata që po ndërtohet në Komunën e Skenderajt pas dëmtimeve të mëdha të shkaktuara nga vërshimet e 19 janarit 2023, të cilat shkatërruan një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës rrugore.


Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, tha se ky projekt është domosdoshmëri dhe synon garantimin e një infrastrukture moderne dhe afatgjate.

Ai theksoi se institucionet lokale do të vazhdojnë me përkushtim ndërtimin e urave të reja që lidhin njerëzit, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet e komunës.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rimëkëmbjes së infrastrukturës së dëmtuar dhe rritjes së sigurisë në qarkullim për qytetarët e Skenderajt. /Telegrafi/