LAJMI I FUNDIT:

Nisin përgatitjet për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër

Nisin përgatitjet për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër

Përfaqësues të kompanisë “Sintek-K-ing” për Kosovën dhe Maqedoninë, përfitues të tenderit për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, me në krye menaxherin e projektit Bujar Zeçiri, kanë filluar përgatitjet për realizimin e projektit.

Ata janë takuar në cepin jugor të urës me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtorin e Drejtorisë për Urbanistikën, Sami Zeka, ku kanë biseduar për disa minuta mbi bashkëpunimin e ndërsjelltë në realizimin e këtij projekti tepër të rëndësishëm e të shumëpritur për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës.

“Edhe pse projekti financohet në tërësi nga BE-ja, realizimi i tij është shumë i rëndësishëm për qytetarët e të dyja anëve të lumit Ibër, ndaj dhe komuna është shumë e përkushtuar që rivitalizimi i urës të bëhet në afatin e parashikuar kohor. Për këtë arsye do të jetë shumë bashkëpunuese dhe do të ofrojë ndihmën e saj për gjithçka kërkohet”, tha kryetari Agim Bahtiri.


Menaxheri i projektit, Zeçiri tha se punët do të nisin sikurse është vendosur në Bruksel, të dielën më 14 gusht në orën 10:00, dhe se bashkëpunimi midis komunave dhe ata që do të kryejnë punët është i domosdoshëm, sepse punët mund të kryhen shumë më lehtë e më mirë nëse komunat ofrojnë mbështetjen e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori