LAJMI I FUNDIT:

Nishani takohet me kryeprokurorin Llalla, diskutohet për skandalin e përgjimeve

Nishani takohet me kryeprokurorin Llalla, diskutohet për skandalin e përgjimeve

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet në takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Temë e diskutimit mes tyre janë hetimet mbi skandalin e përgjimeve nga policia.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar që pajisja është përdorur ilegalisht dhe ka hyrë pa leje në Shqipëri.

Nisur nga kjo, u pezullua nga detyra Haki Çako dhe dy zyrtarë të tjerë të Forcave Operacionale që kanë patur kontakt me pajisjen, janë në arrest shtëpie.


Kryeprokurori po informon kreun e shtetit për hetimet deri në këtë fazë të organit të akuzës. Pajisja u zbulua para disa javësh nga SHISH, më pas u vu në dijeni Presidenti dhe Prokuroria nisi hetimet./Telegrafi/