LAJMI I FUNDIT:

Nis votimi në Prishtinë

Nis votimi në Prishtinë

Qendrat e votimit në Prishtinë tanimë kanë hapur dyert dhe së shpejti pritet të fillojë votimi.

Në Qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në kryeqytet, ku pritet të votojë edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Përndryshe në krejt Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë.