Ka nisur pak minuta më parë takimi i delegacionit shtetëror me krerët e shtetit, për dialogun me Serbinë.

Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj do t'i dorëzoj platformën për dialog krerëve të shtetit, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi.


Në këtë takim do të diskutohet rreth kësaj platforme, për të parë nëse çdo gjë është në përputhje me atë se çfarë kërkon Kosova të arrijë nga procesi i dialogut.

Pas kësaj, delegacioni shtetëror  nesër do t'ia dorëzojë platformën Kuvendit. /Telegrafi/

51646020 300298950683682 6147780307337609216 n

51765258 2184878164904624 1530614314367451136 n

51790090 362870421222623 2040878694242713600 n

51919769 239799686965465 5427610967217274880 n