Gjyqi i themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet në seancë

E plotësuar: Sot u mbajt seanca gjyqësore e themelit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të tjerët.
Top Channel njofton se Veliaj nuk u paraqit , por të pranishëm ishin dy prokurorët e çështjes.
“Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, u shpreh gjykata në nisje të seancës.
Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka munguan në seancë, por u përfaqësuan nga mbrojtësit e e tyre.
I pranishëm nga të pandehurit ishte vetëm Elman Abule.
Po ashtu mungoi ish-polici Fatjon Baci, por edhe avokati i tij Artan Simoni. Gjykata pyeti prokurorët si të procedohej për nisjen e gjykimi kur njëri nga të pandehurit nuk ka as avokatin në sallë. Avokati Sokol Hazizaj ndërhyri dhe tha: I kërkoj gjykatës veçimin e çështjes për klientin e tij të pandehurin Fatmir Bektashi.
Seanca u shty për në datën 3 prill ora 09:00.
Nis seanca gjyqësore e themelit për Erjon Veliajn dhe 29 të tjerët.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Veliaj nuk është paraqitur, por të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes.
“Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, shprehet gjykata.
Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka mungojnë në seancë, por janë mbrojtësit e e tyre. I pranishëm nga të pandehurit është Elman Abule.
Po ashtu mungon ish-polici Fatjon Baci, por edhe avokati i tij Artan Simoni. Gjykata pyet prokurorët si të procedohet për nisjen e gjykimi kur njëri nga të pandehurit nuk ka as avokatin në sallë. Avokati Sokol Hazizaj ndërhyn dhe thotë: I kërkoj gjykatës veçimin e çështjes për klientin e tij të pandehurin Fatmir Bektashi.
Gjykata po verifikon praninë e palëve nëse janë apo jo të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre. /Tch/




















































