Kryesuesit i seancës, Avni Dehari fton përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultim

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së IX-të, Avni Dehari, në fillim të seancës i thirri në takim përfaqësuesit e partive politike për konsultim.
"I ftoj përfaqësuesit e partive politike të konsultohemi, në mënyrë që të mos bëjmë ndonjë shkelje të Kushtetutës", tha ai.
Ndryshe, pas dështimit të së martës, seanca për konstituimin e Kuvendit po vazhdon sot./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































