Ka nisur sot projekti për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për fshatrat Dumincë e Poshtme, Dumnicë e Mesme dhe Dumnicë e Epërme të komunës së Vushtrrisë.
Ky projekt është vlerësuar të jetë jetik për banorët e kësaj ane, që pritet të furnizohen me ujë mbi 3 mijë e 500 banorë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha në këtë inaugurim të punimeve se projekti në vlerë prej 444 mijë euro është donacion nga Qeveria zvicerane përmes CDI-së.
Tahiri tha se punimet nisin nga sot për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin e Dumnicës dhe njëkohësisht do të punohet edhe në fshatrat e Artakollit, e që pritet të përfundojë në shtator të këtij viti.
“Në kuadër të këtij projekti do të kemi tre rezervuar, dy stacione të pompimit dhe 24 kilometra rrjet të ri të shtrirë këtu në Dumnicë. Në këtë vend do të kemi stacionin e pompimit, ndërsa më lartë do të jetë rezervuari përmes së cilit do të furnizohen me ujë Dumnicat dhe një pjesë e Stanovcit.
Njëkohësisht në Artakollit do të ndërtojmë stacionin e pompimit dhe pastaj me ujë do të furnizohet Zhilivoda, Beçuku edhe Stroci me ujë të pijshëm.
Qeveria zvicerane përmes CDI-së po bën shtrirjen e rrjetit primar dhe rregullimin e stacionit të pompimit dhe rezervuarve, ndërkohë komuna me mjete të saj dhe me participimin e qytetarëve bën kyçjet individuale. I tërë projekti do të përfundoj deri në fund të muajt shtator. Të gjithë banorëve urime, janë mbi 3500 banorë në të dy anët që do të kyçen në këtë projekt të ujësjellësit dhe sot është një ditë bardhë për këta banorë”, tha Tahiri.
Përfaqësuesi i konzorciumit “Dorsch CDI”, Astrit Vokshi i cili tha se është përgjegjëse për implementimin e projekteve të furnizimit me ujë të zonave rurale të financuara nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës.
Vokshi theksoi se në kuadër të këtyre projekteve në Kosovë, sot është inauguruar edhe fillimi i punimeve për këto projekte në Vushtrri.
“Sa i për ketë punimeve, ne jemi në bashkëpunim të plotë me kompaninë regjionale e cila është e angazhuar edhe në planifikimin dhe mbikëqyrjen si dhe pranimin e sistemeve, edhe për konsumatorë të ri. Iu uroj për projektin e Ujësjellësit të këtyre fshatrave, besoj që në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim edhe më të plotë, duke i plotësuar nevojat e fshatrave dhe qytetarëve”, tha Vokshi.
Ndërsa, me këtë rast Sami Miftari, kryeshef ekzekutiv në Ujësjellësin regjional të Mitrovicës, e ka quajtur investim jetik për këto fshatra.
“Ky është një investim jetik për këto fshatra, për momentin jemi duke i bërë edhe kyçjet individuale pasi që rrjeti veç ekziston. Besoj që para shtatorit do të përfundoj ky projekt jetik për këto fshatra”, theksoi Miftari. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët