LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 1° fair_day

Nis Java e Shëndetit Oral në Mitrovicë, do të mbahen ligjerata në rreth 20 shkolla me qëllim vetëdijësimi

Nis Java e Shëndetit Oral në Mitrovicë, do të mbahen ligjerata në rreth 20 shkolla me qëllim vetëdijësimi
Ligjeratat e mbajtura sot në shkollën "Andon Zako Çajupi" në Mitrovicë

Sot ka filluar Java e Shëndetit Oral në Mitrovicë, e cila do të zgjasë një javë, deri më 24 mars.

Kjo javë do të shënohet mes disa aktivitetesh, ndër më kryesoret ligjeratat edukativo-shëndetësore për higjienën orale, shkruan Telegrafi.

Ligjeratat do të zhvillohen në rreth 20 shkolla të Mitrovicës, derisa do të ligjerojnë profesionistët shëndetësor të stomatologjisë pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni”.


Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, për Telegrafin ka thënë se do të mbahen vizita të nxënësve të shkollave në QKMF apo në QMF-të që kanë ordinanca stomatologjike, derisa bëri të ditur se ky është viti i tretë që po mbahen këto aktivitete.

“Profesionistët tanë shëndetësor do të shkojnë nëpër shkolla, i’a kam dërguar programin në bashkëpunim me shkolla dhe do të mbajnë ligjerata me nxënësit e klasave të pesta dhe klasat e parashkollorëve. Ky është një aktivitet tradicional, është viti i tretë që po mbahet”, ka thënë Shabani.

Ligjeratat e mbajtura sot në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë

Shabani ka treguar se Javës së Shëndetit Oral për këtë vit i’u kanë bashkangjitur edhe dy organizata jo-qeveritare që veprojnë në Mitrovicë, “Save The Children” dhe “Handikos”.

“Këto aktivitete kanë qëllim ndërgjegjësimin dhe rritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit oral”, është shprehur ai.

Në ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë ka theksuar se fëmijët lirohen nga të gjitha pagesat kur marrin shërbime stomatologjike në sektorin publik. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë - pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë - pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Botë
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

Magazina
Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Interesante
Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Shëndetësi
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Kalo në kategori