LAJMI I FUNDIT:

Nis fushata zgjedhore në Istog

Nis fushata zgjedhore në Istog

Sot në Komunën e Istogut nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor fushata do të zgjasë 5 ditë, ku dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimin të dielën më 17 dhjetor.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut  zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova.


Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.