Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic, një projekt që konsiderohet ndër segmentet rrugore më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale.


Shehu theksoi se kjo rrugë po merr pamjen që e meriton jo për fotografi elektorale, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve të kësaj ane.

“Disa e matin zhvillimin me statuse nostalgjike dhe ‘kujtime nga arkiva’. Ne e masim me metra asfalt, orë pune dhe investime konkrete që u shërbejnë qytetarëve sot, jo kujtimeve të dikujt dje”, shkroi Shehu.

Ai falënderoi qytetarët për durimin dhe mbështetjen, duke vlerësuar punën si mënyrën e vetme për të ndërtuar të ardhmen.

“Mund të flasësh gjatë për të kaluarën, por e ardhmja nuk ndërtohet me statuse; ajo ndërtohet me punë, angazhim dhe besim të qytetarëve!” – shtoi ai.

Në fund, Shehu u shpreh me bindje se rruga po shtrohet, zhurma po mbetet pas./Telegrafi/