LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet

Nikollovski: Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet

Zëvendëskryeministri i angazhuar për luftën kundër korrupsionit zotohet se tani do të ketë kontroll më të madh në harxhimet e funksionarëve. Kabineti i tij, siç tha Nikollovski, në procedurë qeveritare ka propozuar rregullore për definim dhe organizim të përfaqësimit, se sa mund të harxhojë një ministër, zëvendësministër dhe një drejtor.

“Nga ana e kabinetit tim në procedurë qeveritare janë disa procedura të udhëhequra nga Enti Shtetëror i Revizionit për atë se si është shpenzuar kot në periudhën e kaluar, ndërsa ende nuk ka përgjegjësi edhe pse ka argumente dhe padi penale. Kabineti im në procedurë qeveritare propozon urdhëresë për definim dhe organizim të asaj që është përfaqësim, sa mund të harxhoj një ministër, zëvendësministër ose drejtor, si rregullohen me akte kartelat zyrtare dhe çdo denar që e harxhojmë nga qytetarët”, tha Nikollovski.

Ai u lavdërua se ndryshe nga e kaluara, ata tani punojnë më rreptë dhe sipas tij ministrat në pjesën me të madhe nuk shfrytëzojnë kartela zyrtare dhe atyre u numërohet çdo gotë uji si dhe shtoi se nuk ka funksionarë të cilët bëjnë luks dhe harxhojnë si në vitin 2017.


Para disa javësh, Transparency International Maqedoni shpalosi raportin për korrupsionin, sipas të cilit vendi ynë shënon renditjen më të keqe historike në indeksin e korrupsionit. Kjo tregon një rënie prej 5 vendesh, gjegjësisht në vendin e 111 dhe u radhit në një grup me Bosnje Hercegovinën Panamanë dhe Mongolinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Lajme
Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

Lajme
KQZ pezullon dy parti politike, nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024

KQZ pezullon dy parti politike, nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024

Lajme
Kreu vrasje, dhunime dhe keqtrajtime ndaj civilëve në Kosovë – ngritet aktakuzë ndaj gjakovarit për krime lufte

Kreu vrasje, dhunime dhe keqtrajtime ndaj civilëve në Kosovë – ngritet aktakuzë ndaj gjakovarit për krime lufte

Drejtësi
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Kalo në kategori