Nikolloski: RMV-ja dhe Serbia do të bashkëpunojnë në fushën e energjetikës, biseduam për ndërtimin e ndërlidhësit të gazit

Në pjesën e energjetikës, biseduam për ndërtimin e ndërlidhësit apo lidhjes së gazit mes Maqedonisë dhe Serbisë, i cili duhet të pasojë pas lidhjes apo ndërlidhjes me gaz mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pas takimit në Beograd me ministren serbe të Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Në këtë mënyrë do të ndërtohet një gazsjellës i plotë, i cili do të shkojë nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë në Hungari, Austri dhe Evropën Qendrore dhe një projekt që brezat e politikanëve para nesh e kanë përmendur për ndërtimin e gazsjellësit përmes Maqedonisë. Me këtë Maqedonia do të zë vendin qendror në furnizimin me gaz të Evropës Qendrore, që në kushtet e krizës në Lindje dhe agresionit ushtarak në Ukrainë do të thotë edhe më shumë për ekonominë maqedonase sepse së pari furnizimi me gaz në Maqedoni do të mund të të diversifikohet dhe të ketë tre ose katër burime gazi, jo vetëm një. Së dyti, është shumë më e rëndësishme që gazi transit të kalojë përmes Maqedonisë, i cili përfundimisht do të shkojë në vendet e mëdha evropiane, me të cilat ekonomia maqedonase do të paguajë për transit dhe do të arrijë të ardhura të mëdha, dhe strategjikisht do ta vendosë Maqedoninë në hartë në mënyrë që ajo të mos evitohet, dhe nga njëra anë, ku disa qeveri të tjera kanë dashur ta bëjnë Maqedoninë qorrsokak në infrastrukturë dhe lidhshmëri, ne duam ta bëjmë qendër në lidhshmëri”, tha Nikolloski në Beograd.
Sipas tij, “gazsjellësi kyç që shkon në Evropën Qendrore, ndërtimi i një hekurudhe të shpejtë me 200 kilometra në orë që shkon edhe në Evropën Qendrore, përfundimi i Korridorit 8 në pjesën e lidhjes autostrade me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe në perspektivë edhe hekurudha, si dhe ndërtimi i një kompleksi multimodular pranë Trubarevës ku duhet të ndërtojmë një port, siç quhet në të thatë, ku duhet të shndërrohen të gjitha mallrat që do të vijnë nga portet e Selanikut, Durrësit dhe Athinës, mendoj se ekonominë maqedonase në 10-15 vitet e ardhshme do ta vendosë në qendër të Ballkanit, që është detyra jonë kryesore, ta ngrejmë Maqedoninë, që njerëzit të vijnë në Maqedoni dhe të mos ikin, të kenë më shumë vende pune dhe të kemi punë të paguara mirë”.
Nikolloski e konsideroi të suksesshme vizitën dyditore në Beograd. Ai theksoi se kryeministri Vuçeviq pritet ta vizitojë Maqedoninë në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, deri në fund të vitit do të ketë seancë të përbashkët të dy qeverive, ndërsa nga viti i ardhshëm do të ketë dy seanca të përbashkëta të qeverive.
Në pyetjen e gazetarëve për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë, ministri Nikolloski u përgjigj se kjo është një nga prioritetet e tij të para.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri