LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Poposki nuk ka ambicie për të qenë kryeministër (Video)

Nikolla Poposki nuk ka ambicie për të qenë kryeministër (Video)

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki deklaron se janë dashakeqe shpekulimet për gjoja mundësinë që ai të jetë kryeministri i ri i vendit, nëse OBRM-PDUKM-ja e merr pushtetin në zgjedhjet e dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, Poposki thotë se partia e tij ka një lider dhe se personalisht nuk ka ambicie për t’u bërë kryeministër. Poposki nuk garanton se nuk do të ketë trysni ndaj administratës publike për zgjedhjet e radhës.

Ai nuk beson se mund të ketë proces zgjedhor që do të dihej nga fillimi se patjetër të jenë ideale./Telegrafi/