Presidenti i Serbisë ka thënë se konsensusi nënkupton që partitë që kanë siguruar hyrje në parlament, ato që duan, të ndërtojnë strategjinë e përbashkët dhe ta zbërthejmë deri në fund.

“Nëse për këtë ekziston shumica e madhe, atëherë do të mund të dalim para qytetarëve të Serbisë, nëse jo, unë nuk shoh përse mandatin tim ta kaloj ashtu që do ta fusja kokën në rërë si makushi, dhe të them nuk kam parë, asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Nikolic, transmeton RTK.


“Serbia çdo ditë po e humb Kosovën megjithëse përfaqësuesit e qeverisë, e cila vitet e shkuara e ka drejtuar vendin, po përpiqen t’i bindin qytetarët se ajo nuk e ka njohur atë”, ka thënë Nikolic. /Telegrafi/