Nicole Kidman ka pranuar publikisht pendesën për largimin nga flokët e saj natyralë kaçurrelë, teksa fansat komentojnë gabimet me paruket që ka përdorur kohët e fundit.

Në një intervistë për Allure, aktorja 57-vjeçare tha: “Pse i drejtova flokët? I adhuroja kaçurrelat e mia. Vajza të vogla, përqafojeni kaçurrelën”.


Pas një incidenti viral në tapetin e kuq në Kanë, ku parukja e saj zbuloi rrjetën e brendshme, Kidman u bë temë diskutimi në rrjet, shkruan DailyMail.

Megjithatë, ajo thotë se ende mund të rikthejë flokët e saj natyralë “me produktin e duhur”.

Aktorja foli gjithashtu me sinqeritet për sfidat e plakjes dhe humbjen e nënës së saj, Janelle, në shtator të kaluar.

“Ndryshoi çdo pjesë të vetes sime. Ende ndihet kaq e freskët,” tha ajo, duke e përshkruar periudhën si një “vit të të menduarit magjik”.

Kidman, nënë e katër fëmijëve, tha se humbja e nënës ka thelluar edhe më shumë përjetimin e saj si nënë: “Duke qenë bijë dhe nënë, fillon ta shohësh ciklin e jetës ndryshe. Hidhërimi nuk mbaron – ai evoluon”. /Telegrafi/