Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham ndanë në Instagram fotografi nga ceremonia e rinovimit të zotimeve të tyre martesore, e zhvilluar më 2 gusht në pronën familjare të Nicola-s në Westchester County.

Festimi, i mbajtur vetëm tre vjet pas dasmës së tyre të parë, kishte si temë kryesore fluturat, simbol i transformimit, rilindjes dhe lirisë.


Në këtë ditë të veçantë, Nicola shkëlqeu me një fustan blu me motive fluturash, ndërsa përdori edhe fustanin vintage të nusërisë së nënës së saj, Claudias, shkruan DailyMail.

Ajo u shoqërua nga babai Nelson, ndërsa në festë morën pjesë edhe figura të njohura si Georgina Chapman, ish-e dashura e Harvey Weinstein, dhe partneri i saj Adrien Brody, stilisti Alexander Wang, dhe muzikanti Bryant Barnes.

Megjithatë, në sfond ishin tensionet mes familjes Beckham. Prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria, nuk u ftuan në ceremoni dhe nuk ishin në dijeni të eventit, duke theksuar distancën që ka lindur mes tyre dhe djalit të tyre të madh.

Vëllezërit dhe motra e Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, zbuluan për këtë festë vetëm pas publikimeve në medie.

Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes Beckham janë të tendosura, Brooklyn dhe Nicola po ndërtojnë një kapitull të ri, larg tensioneve.

Brooklyn e përshkroi rinovimin si “një përvojë vërtet të bukur” dhe shprehu dëshirën ta përsëritej “çdo ditë”, duke theksuar dashurinë e tij për gruan. /Telegrafi/