Site icon Telegrafi

Ngrohja globale e shkrirja e akullnajave – a mund të ketë një pandemi tjetër në dekadën e ardhshme? Flet doktoresha Kuqi

Specialistja e mikrobiologjisë, Afërdita Kuqi Hyseni në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me mundësitë e shfaqjes së një pandemie tjetër në dekadën e ardhshme.

Hyseni po ashtu ka folur edhe për pandeminë e heshtur, atë të rezistencës mikrobike.

“Pak e rezervuar. Arsyeja është sepse ne si glob jemi çdo ditë të kërcënuar nga mikroorganizmat. Ekzistojnë mikro-organizma respiratorë, ekzistojnë zoonozat meqë kemi edhe ngrohjen globale është një problematikë dhe kërcënim global.

Sidomos te akullnajat, aty ekzistojnë mikroorganizma mijëvjeçarë që nëse shkrihen sistemi imunitar i organizimit tonë nuk i njeh. Mandej, e kemi edhe një problem tjetër, sepse te viruset shpesh herë paraqiten mutacione”, tha ajo.


Doktoresha Kuqi po ashtu foli edhe për pandeminë heshtur, atë të rezistencës mikrobike, si pasojë e përdorimit të tepruar të antibiotikëve.

“E një pandemi e heshtur është edhe rezistenca mikrobike. Për atë arsye themi që duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e antibiotikëve”, tha ajo.

Podcastin e plotë ku specialistja e mikrobiologjisë flet për përdorimin e tepruar të antibiotikëve, strishot e fytit, hundës e veshëve, CRP, helikobakterin, e parazitët e myshqet në zorrë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version