Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Molliqaj fton në takim partitë opozitare

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ftojë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim do të vendoset për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit të vendimit të ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Postimi i plotë i Molliqajt:
“Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlametare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.
Rendi i ditës:
“Diskutimi i formave të kundërshtimit të vendimit të ZRrE për rritjen e çmimit.
Të shqetësuar me vendimin e ZRrE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi.
Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milion euro dhe poashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin.
Vendi i takimit: Hotel Grand,
Ora: 13:00,
Dita: 11 shkurt 2022
Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme”, ka shkruar Molliqaj.
Ndaj vendimi të ZRrE për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, që do të nisë të aplikohet nga 9 shkurti, kanë reaguar edhe partitë parlamentare opozitare.
Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës u bë me bekimin e Kurtit – po diskutojmë organizimin e një peticioni qytetar për ta kundërshtuar.
Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njofton se kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vendosjen e tarifave të rrymës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se tashmë i ka siguruar nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës