LAJMI I FUNDIT:

Ngrihet aktakuzë ndaj Liridon Uriqit për vrasjen e 22-vjeçarit në Gjilan

Ngrihet aktakuzë ndaj Liridon Uriqit për vrasjen e 22-vjeçarit në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit Liridon Uruqi.

Prokuroria njofton se më 28.07.2018, në fshatin Bresalc komuna Gjilan, i pandehuri Liridon Uruqi, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me revole ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e godet në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga plagët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Gjithashtu, i pandehuri me dashje, të njëjtën armë ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve Kastriot Haziri, dhe Lirim Muji, pastaj edhe të dëmtuarit-dëshmitarit Gëzim Abazi, duke e ngreh këmbëzën e revoles. Në këtë mënyrë, ka kryer edhe veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm  për armët, ka mbajtur në pronësi armën, me të cilin ka kryer vrasjen, me ç’rast akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjilan, që të njëjtit t’ia vazhdojë masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të të pandehurit në procedurë dhe po ashtu t’i shqiptoj edhe dënimin plotësues – konfiskimin e armës së markës TT të kalibrit 7.62 mm, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Politikë
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori