LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë edhe ndaj zëvendësministrit të FSK-së, Fadil Gashi

Ngritet aktakuzë edhe ndaj zëvendësministrit të FSK-së, Fadil Gashi

Për ngritjen e aktakuzës për 4 zyrtarë të lartë në rastin ‘Klina’ u raportua mbrëmë. Por, publik u bënë vetëm tre emra: Sokol Bashota, kryetar i komunës dhe kryetar i degës së PDK-së në Klinë, pastaj Enver Berisha, ish-kryetar i degës së AAK-së në Klinë, aktualisht nënkryetar i komunës, si dhe Esat Raci, drejtor në komunën e Klinës. Por, për të katërtin nuk u dha asnjë informacion.

Telegrafi mëson se zyrtari i katërt ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për rastin ‘Klina’ është zëvendësministri i FSK-së, i cili është edhe kryetar i LDK-së në Klinë, Fadil Gashi.

Aktakuzat u janë ngritur nga EULEX për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke përfituar personalisht nga ndarja e banesave nga komuna e Klinës në vitin 2009. /Telegrafi/