LAJMI I FUNDIT:

Ngritën dy aktakuza për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Ngritën dy aktakuza për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave Q.S dhe E.B për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Q.S, më 15 prill 20015, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe me bashkëshortin përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Turqi, përmes Turqisë ka hyrë në Siri me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht, ndërsa i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj, i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS.

Ndërkaq, e pandehura E.B, më 26 gusht 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe bashkë me katër fëmijët e saj nga Kosova kanë kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pastaj nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar në Turqi, përmes Turqisë ka hyrë në Siri ku edhe është regjistruar pjesëtare e grupit terrorist ISIS. E pandehura E.B, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave të marra nga ISIS, i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS.


​Me këto veprime të pandehurat Q.S dhe E.B kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori