Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt të vitit 2024.
Sipas ASK-së, janë ngritur çmimet e prodhimit në tremujorin e katërt të katër (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katër të vitit 2023.
Tutje thuhet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0,1 për qind ndërmjet TM4 2024 dhe TM3 2024.
Kurse, krahasuar TM4 2024 me TM4 2023, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 8,5 për qind.
“Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0,1% në mes TM4 2024 dhe TM3 2024. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (12,8%); prodhimi i mobilieve (8,4%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3,2%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); prodhimi i pijeve (0,3%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0,1%) dhe prodhimi i produkteve kimike (0,1%).
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera (-5,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-3,9%); nxjerrja e xehes së metalit (-3,2%); prodhimi i metaleve (-2,4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1,3%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0,1%).
“Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 8,5% në mes të TM4 2024 dhe TM4 2023. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (20,6%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (11,0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (10,5%); prodhimi i mobilieve (10,3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (8,8%); përpunimi i produkteve ushqimore (6,9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (6,8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (5,5%); prodhimi i produkteve kimike (4,4%); prodhimi i metaleve (3,8%); prodhimi i pijeve (3,6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (1,6%); nxjerrja e xehes së metalit (1,2%); dhe prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1,0%)”.
Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi i pajisjeve elektrike (-8,9%); xeheroret dhe guroret e tjera (-1,0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0,9%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-0,8%).
Edhe çmimi i importit në Kosovë u ngrit për 0,1% në TM4 2024, krahasuar me TM3 2024. Krahasuar me TM4 2023 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 0,5%.
Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (2,8%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1,9%); produktet bimore (1,5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1,4%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1,1%); druri dhe artikujt e tij (1,0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (0,4%); mjetet e transportit (0,3%); letrat dhe artikujt e saj (0,3%); këpucët (0,3%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0,2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0,2%); dhe produktet minerale (0,1%).
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit te: vajrat ushqyese (-3,2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,6%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1,6%) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-0,7%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?