Çdo dhjetor, Instituti Pantone publikon ngjyrën e vitit të ardhshëm dhe kështu paralajmëron trendet e reja

Në pritje të njoftimit të tyre, shumëkush është kujtuar se agjencia analitike WGSN kishte parashikuar ngjyrën e vitit 2026, ndërsa tani na mbetet vetëm të shohim nëse kishin të drejtë lidhur me këtë trend mode.


Ata, në bashkëpunim me agjencinë Coloro, kanë arritur në përfundimin se ngjyra do të jetë ajo e quajtur transformative teal. Me fjalë të tjera: kaltër-gjelbër transformuese.

Një fuzion i rrjedhshëm midis së kaltrës së thellë dhe së gjelbrës së detit, kjo është ngjyra për një periudhë ndryshimi. WGSN parashikon se viti 2026 do të jetë vit i ridrejtimit, i karakterizuar nga një kërkesë gjithnjë e më e madhe e konsumatorëve për përgjegjësi më të lartë mjedisore.

Ky ndryshim nuk do të ndikojë vetëm në sjelljen e konsumatorëve, me fokus të shtuar tek e ardhmja, por edhe në prodhim, pasi nevojat dhe dëshirat e ardhshme të konsumatorëve do të pasqyrohen edhe në zgjedhjen e ngjyrave, transmeton Telegrafi.

profimedia

“Ngjyra kaltër-gjelbër transformuese sjell një ndjenjë freskie, qetësie dhe rigjallërimi. Në vitin 2026, idetë e vjetra do të rishikohen, teksa njerëzit kërkojnë ndryshime të menjëhershme në mënyrën se si e trajtojmë shoqërinë, organizojmë industritë tona dhe bashkëpunojmë me mjedisin përreth. Kjo ngjyrë pasqyron larminë natyrore dhe përfaqëson një mënyrë të të menduarit ku planeti vjen i pari”, ka njoftuar agjencia.

profimedia

A është reflektuar ky parashikim në koleksionet e brendeve të njohura për pranverë/verë 2026? Vetëm tek disa prej tyre.

Shtëpia e modës Chloé ka përgatitur për sezonin e ardhshëm pranverë-verë një koleksion vibrant, në të cilin drejtoresha kreative Chemena Kamali ka ndërthurur shpirtin bohemian me energjinë e viteve ’80, ndërsa ngjyra e kaltër me të gjelbrën janë bashkuar në disa nga pamjet e prezantuara.

profimedia

Ngjyra kaltër-gjelbër ka gjetur vend edhe në koleksionin e brendit Zimmermann, ndërsa Loewe e ka futur në veshjet e tij përmes disa detajeve.

Na mbetet të shohim nëse Pantone do ta konfirmojë këtë parashikim dhe nëse kështu kjo ngjyrë do të marrë hov të plotë. Po ju, çfarë mendoni për këtë ngjyrë? /Telegrafi/