LAJMI I FUNDIT:

Ngjela: Amerika do të godasë bandat Berisha-Meta

Ngjela: Amerika do të godasë bandat Berisha-Meta

Avokati Spartak Ngjela shkruan se në 2017 do të ketë ndryshime historike në Shqipëri. Sipas tij do goditen Berisha dhe Meta, ose siç i quan ai bandat Berisha-Meta.

Statusi i në facebook

Erdhi koha për shqiptarët që t’i mundin përfundimisht hordhitë e brendshme abuzuese. Viti 2017 do të jetë viti i suksesit historik shqiptar. Historia ka qenë gjithmonë e kursyer me ta, sepse shqiptarët hynë vonë dhe fare të vetëm në rrjedhën e qytetërimit Europian.


Shqipëria duhej të ishte një shtet i madh shqiptarësh, por lindi shumë i vogël, dhe shqiptarët rritën padrejtësisht territoret e fqinjëve. Por, megjithatë, Shqipëria mbijetoi deri më sot me vuajtje të tejskajshme shoqërore: me varfëri dhe me izolim, me diktaturë dhe me vjedhës të pasurisë kombëtare. Por ja që mbijetoi.

Tani, këtij vit, fillon pa ndërprerje revanshi i moralitetit shqiptar kundër sunduesit hajdut. Shqiptarët nuk i ndëshkuan dot krimet e diktaturës çnjerëzore hoxhiste në Shqipëri, por koha e solli që të ndëshkojnë abuzimin e këtyre banditëve që kanë drejtuar Shqipërinë në të paktën 20 vjet.

Nuk kanë shpëtim.
Kot mundohen me vonesa, duke pritur së të ndryshojë politika amerikane në Uashington. Nuk ka kthim mbrapa, madje politika amerikane do të jetë edhe më e ashpër ndaj bandave Berisha – Meta, sepse këto banda janë orientale.

Shqiptarët, duke goditur Berishën do t’i vënë përfundimisht dermën orientit kriminal shqiptar.

Kot lodheni o të mjerë! Gjithçka është e vendosur nga koha. Koha nuk të fal kur e ke kundër vetes.

Gënjeshtra “Sali” do të varroset përfundimisht në Shqipëri.
Këta dy muaj do të jenë muajt e festës shqiptare; gëzimi popullor dhe funerali i hajdutërisë shtetërore shqiptare do të ecin paralel.

Spektakli kundër krimit shtetëror shqiptar, pritet të jetë një shfaqje historike që do t’iu vlejë brezave të ardhshëm në rregullimin e trajektores së vendosjes së moralitetit në Shqipëri.

Moraliteti do të vendoset.
Shqipëria territoriale, keni për të parë, ajo do të jetë më e fortë se kurrë. Tetë milionët e shqiptarëve të Ballkanit do të fillojnë domosdoshmërisht fermentimin e tyre real kombëtar. Ngjarjet e Maqedonisë e provuan këtë.

Nuk ka rrugë tjetër. Viti 2017 pritet të jetë viti i shqiptarëve në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori