LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja e rëndë në Shkodër, zbulohet motivi i vrasjes me thikë të 54-vjeçarit

Ngjarja e rëndë në Shkodër, zbulohet motivi i vrasjes me thikë të 54-vjeçarit

Thika, e cila u ngul në trupin e tij nga Fredi Pëllumbi e la të vdekur Prendush Fushajn.

Sipas mediave shqiptare, 54-vjeçari u vra në lagjen “Mark Lula” në Shkodër mbrëmjen e sotme pasi gjatë pasdites kishte debatuar ashpër me autorin e ngjarjes.

Vrasja e rëndë sipas policisë ka ndodhur për “motive të dobëta”.


Viktima Fushaj kishte denoncuar në polici, 30-vjeçarin Pëllumbi se ai i kishte vjedhur një sasi parash, ç’ka kishte sjellë edhe një arrestim të autorit të krimit nga policia e Shkodrës.

Blutë e Shkodrës nuk kishin gjetur prova kundër 30-vjeçarit dhe e kanë lënë të lirë atë, por me kalimin e ditëve arrestimi ka bërë që Fredi Pëllumbi të shkojë në banesën e viktimës për të kërkuar llogari dhe pas një debati të ashpër e ka masakruar atë me thikë.

Prendush Fushaj fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe policia sqaron se ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Ndërkohë policia vijon të kërkojë 30-vjeçarin, i cili u arratis menjëherë pas vrasjes së kryer pranë banesës së viktimës, në vendin e quajtur “Ura e Thive”.

Policia ka ngritur postblloqe dhe po realizon krehjen e zonës për të arritur në gjurmët e Fredi Pëllumbit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori