“Ngërçe muskulore e lodhje”, nutricistja Albulena Shabani Ilazi tregon simptomat nga mungesa e magnezit në organizëm

Nutricistja Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm për organizimin, rolin e vitaminave dhe mineraleve.
Shabani-Ilazi në këtë podcast ka treguar në detaje rëndësinë e magnezit në organizëm dhe simptomat që mund t’i kemi në mungesë të këtij minerali.
“Kohëve të fundit po i kushtohet shumë rëndësi dhe në bazë të studimeve përdorimi i magnezit parandalon plot sëmundje shëndetësore... është një prej mineraleve esenciale...”, tha ajo.
Nutricistja theksoi tutje se magnezi është shumë i rëndësishëm për muskujt, sistemin nervor, për personat që bëjnë aktivitet të shtuar fizik, kanë dinamikë të punës.
Ajo tha mungesa e magnezit shkakton lodhje, dhimbje e shtangim muskulor, djersitje, etj.
Ky mineral gjendet te arroret, gjersa farat e kungullit përmbajnë sasi më të lartë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/
















































