LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet rritja ekonomike në Eurozonë

Ngadalësohet rritja ekonomike në Eurozonë

Rritja ekonomike në Eurozonë u ngadalësua në fundin e vitit 2019, ndërkohë që Produkti i Brendshëm Bruto në Francë dhe Itali pësoi tkurrje.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian deklaroi se Produkti i Brendshëm Bruto i Eurozonës u rrit me vetëm 0.1 për qind në tremujorin e katërt nga i treti dhe me 0.9 për qind me bazë vjetore, poshtë vlerësimeve fillestare për një rritje me 1 për qind.

Norma tremujore tregoi rënie nga 0.3 për qind që u regjistrua në tremujorin e tretë, për shkak të tkurrjes së ekonomisë franceze dhe italiane, me 0.1 për qind dhe 0.3 përqind në mënyrë respektive.


Përveç tkurrjes së ekonomisë së dytë dhe të tretë më të madhe të Evropës, Gjermania, që është e para, rezultoi në stagnacion.

Eurostat publikoi edhe të dhënat mbi punësimin në zonën euro, që u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e fundit 2019.

Të dhëna të tjera të agjencisë treguan një rritje të suficiti tregtar të Eurozonës, në 23.1 miliardë euro në muajin dhjetor 2019 nga 16.3 miliardë euro që ishte një vit më parë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori