LAJMI I FUNDIT:

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Dragash

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Dragash
Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur ka qenë cak i një ngacmimi seksual të mërkurën në Dragash.

Policia ka njoftuar se është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/