Një nga shqetësimet e Leo Tolstoi qe natyra dhe limitet e pushtetit. A qe kjo arsyeja që e bënte Francën një armik kaq të jashtëzakonshëm, veçanërisht një armik të Rusisë? Kjo pyetje qe në zemër të romanit të tij më të madh Lufta dhe Paqja – aq shumë sa Tolstoi në disa raste argumentoi se libri i tij nuk qe në të vërtetë një roman, por një hetim në filozofinë e historisë. Në lidhje me limitet e pushtetit, Tolstoi mund të ketë menduar ca më shumë mbi atë që Fildmarshalli britanik i Luftës së Dytë Botërore, Bernard Law Montgomery, më vonë e quajti Ligji i Parë i Luftës. “Mos marsho për në Moskë.” Dimri qe armiku më i pathyeshëm i realitetit, dhe më i fortë se sa gjeneralët gjermanë të cilët ndihmuan rusët në mbrojtjen e tyre të suksesshme kundër Napoleonit (një leksion të cilin Hitleri, për fat të mirë, nuk e mësoi kurrë).
Sa i përket natyrës së pushtetit, Tolstoi nuk qe as historian ekonomik dhe as demograf. Kur Lufta dhe Paqja u botua në vitin 1869, në anën tjetër të Ngushticës Bering gjendej Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat patën blerë Alaskën nga Rusia vetëm dy vjet më parë me një çmim prej rreth dy centësh për akër (0.4 ha).
Amerika sapo kishte filluar të shfaqej si një fuqi botërore gjatë dallgës së globalizimit në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjë që koincidoi me hapjen e Perëndimit të Amerikës. Me vetëm 4-5 për qind të popullsisë së botës, Amerika zinte 20-30 për qind të prodhimit botëror që nga ditët e para të teknologjisë së anijeve me avull, hekurudhave dhe ndërtimit të Çikagos.
Kështu në zemër të fuqisë së një vendi të madh është fuqia e vet ekonomike, qoftë madhësia totale ashtu edhe mirëqenia e nënshtetasve të vet individualë. Kina, me popullsinë më të madhe të botës, mund të sfidojë pasurinë e përgjithshme të Amerikës, por pasuria e saj për frymë është vetëm sa një e pesta e asaj të SHBA-së.
Ajo që e ka bërë Amerikën kaq të pasur është aftësia e vendit për të mobilizuar burimet natyrore të një kontinenti të tërë, krahas stabilitetit politik dhe kombinimit të jashtëzakonshëm të veprimeve të një qeverie të arsyeshme me inovacionet sipërmarrëse indiciduale. Nga Alexander Hamilton e më pas, qeveria ka ndihmuar për të promovuar dhe ushqyer rritjen ekonomike. Mes fruteve të këtij partneriteti janë universitetet kërkuese të klasit botëror të Amerikës dhe departamentet e teknologjisë që rrjedhin nga kërkimet e lidhura me sektorin e mbrojtjes.
Një arsye tjetër e suksesit të Amerikës është se ajo ka qenë një magnet për më të mirët dhe më të ndriturit nga e gjithë bota, të cilët kanë kontribuar me talentet e veta dhe energjinë për Poçen për Shkrirje të narrativës së Amerikës. Dhe ky proces vijon. Demografët parashikojnë se SHBA-të janë vendi i vetëm i madh i zhvilluar që do të përjetojë rritje domethënëse të popullsisë në gjysmën e parë të shekullit të 21. Ndërsa pjesa më e madhe e rritjes së popullsisë së botës do të ndodhë në vendet më të varfra, popullata amerikane shumëgjuhëshe, shumëracëshe dhe shumëkombëshe prej 320 milionë banorësh ka gjasa do të rritet me rreth 100 milionë të tjerë. Besnikëria ndaj motos së Amerikës, pluribus unum (“mes të shumtëve, një”), e ka bërë këtë vend një nga historitë më të mëdha të suksesit në historinë e botës.
Duke parë të gjithë këtë, kandidatura e Donald Trump për president, mishëron një fantazi të rrezikshme në të gjitha nivelet. Për një gjë, ngritja e mureve për të mbrojtur Amerikën nga bota, siç propozon ai, nuk mund të funksionojë. Më e rëndësishmja, e kush dëshiron që diçka e tillë të funksionojë? Ndërsa popullsia e Amerikës rritet, popullsia e Rusisë po zhytet si gur i rëndë. Sa shumë njerëz do të parapëlqenin të jetonin në Moskë në vend që të jetonin në Nju Jork?
Axhenda e Trump flet për një gënjeshtër të madhe që gjendet në zemër të populizmit që ka mbërthyer aktualisht Amerikën dhe Evropën. Ne duam sovranitetin tonë pas, bërtasin njerëzit. Ne duam të kontrollojmë jetët tona dhe kufijtë tanë. Në Britani, vend që në qershor do të zhvillohet një referendum për tërheqje nga Bashkimi Evropian, këto ndjesi po nxiten në mënyrë të pamëshirshme nga ministrat anti-BE të cilët gënjejnë mbi përmasat e një aludimi për regjim diktatorial në Bruksel, i cili ndërhyn me forcë në detyrat e tyre zyrtare. Dhe për fat të keq shumë tepër njerëz gënjehen për të besuar se ka një zgjidhje të thjeshtë për krizën e Evropës për migrimin. Ndërto mure. Dërgoji emigrantët pas në shtëpi. Ndalohe botën, ne duam të zbresim.
E vërteta është se presioni mbi kufijë e Evropës do të vijojë, veçanërisht në rast se më shumë shtete në jug dhe në lindje shkatërrohen. Evropianët mund ta trajtojnë këtë problem të madh të gjeneratës sonë vetëm duke punuar së bashku për të krijuar strategji koherente të punëve të jashtme, të sigurisë, të zhvillimit ekonomik dhe të imigrimit, jo duke injoruar fqinjët tanë dhe politikat e tyre.
Ne duhet ta zgjidhim problemin në burimin e problemit, duke rindërtuar shtetet e dështuara dhe duke i dhënë popullsive të tyre një arsye për të qëndruar në shtëpi. As Amerika dhe as Evropa nuk duhet të braktisin politikat e tyre përballë një realiteti virtual, populist dhe të rrezikshëm. Realiteti i tyre nuk është bota ku ne jetojmë dhe as bota ku ne dëshirojmë të jetojmë. Është një botë inekzistente dhe një botë që nuk mbart asnjë nga problemet tona reale, nga ato probleme që tërheqin lexuesit e veprës së Tolstoit gjeneratë pas gjenerate.
(Autori është guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut, ish-komisioner i BE-së për punët e Jashtme, aktualisht kancelar i Universitetit të Oksfordit. Shkruar për “Project Syndicate”, marrë nga reporter.al)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri